Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa sugjerime për ditët e pushimeve, cilët janë librat që mund të lexoni

2018/07/10 at 4:18 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Disa sugjerime për ditët e pushimeve, cilët janë librat që mund të lexoni

Më poshtë ju sjellim këta libra si sygjerim për pushimet e kësaj vere, nëse nuk keni akoma një ide se çfarë të zgjidhni, disa botime fantastike për kohën e pushimeve


 

Lena Manda

“Një kafe … në rërë të nxehtë”
Përktheu: Albina Pulla
Botimet: “Toena”

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme. Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre. A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?! Dhe, çdo të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje?
Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç’do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit?

Daniel Glattauer

“A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?”

Përktheu: Rezarta Reimann
Botimet: “Fjala Publishing”

A ka mundësi të ekzistojë në realitetin e përditshëm një strehë më e mbrojtur për ndjenjat më të thella se ajo virtuale? “Emi më shkruan. Të shkruash është si të puthësh, veçse pa buzë.”
Një roman epistolar dashurie në epokën e internetit: një email i dërguar në një adresë të gabuar, një përgjigje kortezie … e dalëngadalë mes Emit, një grua e martuar, dhe Leos, i përfshirë në një lidhje të konsumuar tashmë, krijohet një raport që nis si një lojë apo shaka dhe forcohet pas çdo email-i, duke u shndërruar në një pasion të furishëm. Pyetja është: A do t’i mbijetojë kjo dashuri takimit të parë të vërtetë?

Drago Jancar


“Druri pa emër”
Përktheu: Nikollë Berisha
Botimet: “Toena”
“Druri pa emër” është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia. Janez Lipniku është arkivist dhe punon në Arkivin Shtetëror të Sllovenisë. Gjatë punës ballafaqohet, nga njëra anë, me kujtimet erotike të një erotomani dhe, nga ana tjetër, me tmerret e luftës të lëna në harresë. Atij i duhet të sillet në mënyrë racionale me materialet arkivore, sepse në botë, ashtu si në arkiv, sundon rregulli – është e rrezikshme nëse i prek këto dokumente, prej tyre dalin njerëz të gjallë, shpirtra të lënduar, sëmundje dhe vdekje në vende të panjohura. Atij i duhet të mbajë njëfarë distance, që të mos futen në jetën e tij.
Anna Premoli
“Puthjet e verës”


Përktheu: Anila Hatia
Botimet: “Bota shqiptare”

Verë, koha e largimit, e pushimeve dhe të dashurve të papritur … Si për Titin, e cila e mbetur në plazhet e Triestes, përfshihet në një aventurë në mungesë të bashkëshortit apo për Leksin, e cila, pasi shkoi me shokët për pushime në Meksikë, përjetoi një verë romantike dhe të paharrueshme. Kurse për atë që ka zgjedhur kampin dhe është në kërkim të aventurës, si Sveva, Slivia dhe Kiara, ditët në çadër mund të rezervojnë surpriza të këndshme … Por ka edhe nga ato që qëndrojnë në qytet dhe, për faj të kondicionerit të prishur, e lëshojnë veten në një pasion që të përvëlon, të tundon e të zbavit. Si Stela që, e detyruar ta kalojë gushtin në Romë, jep mësime vallëzimi latino-amerikan në për një grup në Ostia./shqip

Etiketa: libratpushimet e veressygjerime


Ju sugjerojmë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare
-Kulturë

Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

5 Gusht, 2025 10:32 am
Para
Vetingu/ Kosta Belurit i kërkohet llogari pse nuk hetoi gjyqtarin Thanza

Vetingu/ Kosta Belurit i kërkohet llogari pse nuk hetoi gjyqtarin Thanza

Ronaldo: Do të preferoja shumë të kisha përballë Manchester United në finalen e Champions

Ronaldo te Juventusi, ja formacioni i frikshëm sipas “Goal.com”

Video/ Ledri Vula feston ditëlindjen, shikoni çfarë bëjnë fansat për të

Video/ Ledri Vula feston ditëlindjen, shikoni çfarë bëjnë fansat për të
















TE FUNDIT

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO

Danimarka: Sulmi ndaj Groenlandës, fundi i NATO
5 Janar, 2026

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm ushtarak i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s, përfshirë Groenlandën, do të...

Lexo më shumë

Arrestimi i Maduros,Venezuela urdhëron arrestimin e kujtdo që mbështet sulmin e SHBA

Video/ Maduro me pranga në duar uron agjentët amerikanë: Gëzuar…
5 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë...

Lexo më shumë

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
5 Janar, 2026

Në foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur dhjetëra mbështes të Sali Berishës, kreu i PD...

Lexo më shumë

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
5 Janar, 2026

Vetëm koha do të tregojë se kush, nga rrethi i tij, e ka tradhtuar Nicolás Maduron duke e “shitur” te...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com