Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa studiues pretendojnë se kanë gjetur qytetin e humbur të Atlantidës

2018/12/21 at 8:30 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Disa studiues pretendojnë se kanë gjetur qytetin e humbur të Atlantidës

Filozofi grek, Platoni, shkroi se Atlantida ishte një qytet teknologjikisht i avancuar, që u gëlltit nga oqeani rreth 12.000 vjet më parë. Ndërsa shumica mendojnë, se ajo është thjesht një legjendë, disa njerëz, arkeologë të trajnuar apo kërkues amatorë të thesareve, vazhdojnë të përpiqen që ta gjejnë atë. Sipas një kompanie britanike, qyteti i humbur i Atlantidës është gjetur në Spanjë.


Atlantida

“Merlin Burrows”, një kompani e ekspertëve satelitorë, thonë se ka zbuluar mbetjet që përputhen me përshkrimet e Platonit. Kompania premton se “mund të gjejë çfarëdolloj gjëje gjë ka humbur, harruar ose fshehur me një saktësi maksimale”.

Brus Blekbërn i ”Merlin Burrows” tha për Yahoo News në fund të muajit nëntor:

”Ne kemi një provë që e kemi prezantuar, si dhe një mori të plotë provash të tjera. Dhe jemi mjaft të lumtur që njerëzit e kanë një këndvështrim”. Ai shton:”Ne kemi publikuar informacionin, kemi disa filmime, dhe e pranojmë se do të ketë njerëz që do të thonë “Ç’ngarkesë mbeturinash!”.

Nga ngjarja e shpërthimit vullkanik në Minoan dhe zbulimi i Akrotirit në ishull në vitin 1964, ky vend është një nga shumë site që supozohet të ketë qenë vendndodhja e Atlantidës.

Kompania ka përdorur fotografimet ajrore dhe të dhënat satelitore nga Landsat dhe tekstet e vjetra greke. Si dhe duke vizituar sitin- për të identifikuar Atlantidën. Ata thonë se vendodhja specifike ndodhet në parkun kombëtar të sotëm të Spanjës, Donana. Në bregun jugperëndimor të vendit pranë Seviljes.

Kompania thotë se ajo që ka vërejtur, përputhet me përshkrimet në dialogun e Platonit, dhe se ajo që duket e ”konkretizuar” në këtë sit arkeologjik është mbi 10 mijë vjeçar. Ekipi gjeti atë që ata thonë janë eshtrat e bazave të kullave të lashta, dhe rrënojat e një tempulli të madh që është e përafërt me atë që përshkruante Platoni. Natyrisht, ka edhe skeptikë.

Sipas uebsajtit “Live Science”, ‘një arkeolog thotë se gërmadhat ndoshta i përkasin një kulture tjetër të lashtë, dhe disa hulumtues të intervistuar vështirë se u entuziazmuan, kur dëgjuan lajmin për një zbulim tjetër të Atlantidës. Njerëzit kanë bërë dhjetëra pretendime të tilla përgjatë viteve, duke e gjetur qytetin legjendar në Antarktidë, Bolivi, Turqi, Gjermani, Maltë, Karaibe dhe gjetkë.

“Bekoni zemrat e tyre – nëse ato janë të sakta për këtë gjë, kjo do të ishte diçka e mrekullueshme”- tha Ken Feder, profesor i antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Konektikatit në SHBA. “Por këtu qëndron edhe problemi im:Si arkeolog, e di se gjithmonë kam nevojë të jem në shoqërinë e detektorit tim. Dhe këta njerëz, kanë bërë thjesht gjithçka që munden për të nxjerrë jashtë loje paisjen time”- theksoi ai.

Por jo të gjithë besojnë, se Platoni shkroi për një vend që ekzistonte vërtet. Platoni e përshkroi shoqërinë e lashtë në vitin 360 Para Krishtit si 9.000 vjet përpara se ai vetë të lindte. Duke thënë se një politikan me emrin Kritia kishte dëgjuar për banorët e Atlandidës nëpërmjet një sërë tregimesh të transmetuara nëpër shekuj.

Atlantida shërbeu si një shembull i një shoqërie që ishte korruptuar nga pasuria materiale, teknologjia e përparuar dhe fuqia ushtarake. Duhet të kujtohet se Platoni shkroi se themeluesit e Atlantidës ishin gjysmë erëndi dhe gjysmënjerëz. Sipas National Geographic, Platoni shkroi se themeluesit “krijuan një qytetërim utopik, dhe u bënë një fuqi e madhe detare”.

“Shtëpia e tyre, ishte e përbërë nga ishuj koncentrikë të ndarë nga rryma të gjera dhe të lidhura detare. Ato ishin te lidhura me një kanal që depërtonte deri në qendër. Ishujt e harlisur përmbanin ar, argjend dhe metale të tjera të çmuara. Si dhe kishin shumë kafshë të egra ekzotike të rralla”.

Platoni shkroi gjithashtu se Zotat e shkatërruan Atlantidën në një ngjarje kataklizmike. Në vitin 1627, Frensis Bejkën, botoi një roman utopik të titulluar “The New Atlantis”. Aty përshkruan një shoqëri të përparuar politikisht dhe shkencërisht, në një ishull të panjohur oqeanik.
Në vitin 1882, një kongresmen i Minesotës në SHBA i quajtur Injac Donelin (1831-1901) botoi librin “Atantida:Bota Antediluviane”. Libri pretendonte se Atlantida kishte ekzistuar realisht.

Libri i tij preku një mori teorish. Teori të cilat në fund të shekullit XX iu bashkuan disa besimeve të epokës së Re. Vendi që ka pasur më shumë mbështetës është ishulli grek i Santorinit. Një territor gjysmë i zhytur në det, i krijuar nga një shpërthim vullkanik masiv i shekullit II P.E.S. Cunami i të cilit mund të ketë nxitur rënien e qytetërimit minoan në Kretë./Bota.al

Etiketa: Atlantidstudiueszbulim


Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
David Beckham, futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë

David Beckham, futbollisti i parë që do të shkojë në hapësirë

“Shihemi më vonë”, Belen Rodrigez “çmend” ish-kapitenin Zaneti

“Shihemi më vonë”, Belen Rodrigez “çmend” ish-kapitenin Zaneti

Video/ “I vetëm në shtëpi”, rikthehet Kevin pas 30 vitesh

Video/ "I vetëm në shtëpi", rikthehet Kevin pas 30 vitesh
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com