Bota

Disa shtete i bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen Ukraina,lëvizjet e SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 11/02/22 |
Opi Nion

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që shumë shtete të kërkojnë tërheqjen e zyrtarëve dhe shtetasve të tyre nga Ukraina.

Holanda iu ka kërkuar shtetasve të saj të largohen nga Ukraina. Po ashtu dhe Mbretëria e Bashkuar ka këshilluar shtetasit britanikë që të largohen nga Ukraina tani ndërsa mjetet tregtare janë në dispozicion.

Letonia u ka kërkuar shtetasve të saj që të largohen nga Ukraina, duke cituar në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme atë që e quajti “një kërcënim serioz për sigurinë e paraqitur nga Rusia pranë kufirit ukrainas dhe një kërcënim i besueshëm i përshkallëzimit”.

Norvegjia gjithashtu ka këshilluar të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga Ukraina dhe të përdorin udhëtimet në rajonet e afërta të Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përmendur situatën e tensionuar të sigurisë dhe ngritjen ushtarake në rajon.

Ndërkohë, SHBA zhvendos skuadrën F-16 nga Gjermania në Rumani.  Ushtria amerikane ka thënë se po ripozicionon një skuadron të avionëve luftarakë F-16 nga Gjermania në Rumani, “për të përforcuar sigurinë rajonale”.

Pas