Kryesore

“Disa shoferë fjetën në kamionë”,zjarri në tragetin pranë Korfuzit, 11 të zhdukur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 18/02/22 |
Opi Nion

Pas incidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në  tragetin e linjës Igumenicë-Brindisi, i cili u përfshi nga zjarri në mes të detit në veri të ishullit të Korfuzit, mediat greke raportojnë për 11 të zhdukur.

Tashmë në portin e Korfuzit po mbërrijnë varkat me të shpëtuarit nga anija Euroferry. Aty, roja bregdetare ka ngritur 4 pika numërimi ku do të bëhet identifikimi i pasagjerëve.

Deputeti Stefanos Gikas tha për protothema.gr: “Ka disa informacione të pakonfirmuara për 11 persona të zhdukur, megjithatë kapiteni italian i anijes pretendon se të gjithë kanë hipur. Procesi i numërimit për 239 pasagjerë plus 50 persona staf ekuipazhi sapo ka filluar.”.

Në port ndodhet edhe konsulli i Italisë.  Më herët pasagjerët kanë pasur komunikime me disa televizione të ndryshme ku kanë shprehur frikën se jo të gjithë mund të kenë shpëtuar pasi kishte disa drejtues mjetesh që gjatë rrugës kanë  fjetur në kamionët e tyre në garazhe.

Zjarri në traget ra në pjesën e garazhdit të automjeteve duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët.

“U zgjuam në orën 4.30 të mëngjesit dhe pamë që zjarri filloi në garazh dhe u përhap me shpejtësi. Jemi në varkat e shpëtimit, konkretisht në atë që jam unë, jemi 140 veta. “Kam frikë se jo të gjithë kanë shpëtuar sepse në garazh duhet të ketë qenë njerëz që flinin”, tha zoti Nasos, një nga personat që ndodhej në anije, në një bisedë telefonike me “MEGA Hour Society”.

Pas