Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dhunua brutalisht nga disa persona e më pas u përplas me makinë.
Mësohet se viktima është Lulzim Fejzullahu i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u dhunua disa ditë më pare, në QKUK.
“Vrasje e Rëndë- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për ngjarjen, më 14 janar, policia kishte arrestuar 2 persona të cilët janë dërguar në burg në vijimësi të procesit hetimor. Ndaj tyre tashmë rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.