Nuk është hera e parë që dëgjojmë për vetitë shumta të bimës së aloe verës. Kjo bimë,e cila përdorej për produktet e bukurisë edhe nga Kleopatra ka edhe disa veti kuruese.
Disa prej tyre janë:
Shëron djegiet
Bima e Aloe Verës është përdorur për një kohë të gjatë me këtë efekt. Tek djegiet Aloe vera ndihmon në reduktimin e inflamacionit si dhe ka aftësinë të rigjenerojë lëkurën.
Ndihmon në shërimin nga pickimet e insekteve
Kur ndodh pickimi nga një insekt, bima e Aloe Verës i jep një efekt mpirës dhe ftohës. Përmes këtij efekti çlirohemi nga dhimbje dhe gjithashtu redukton inflamacionin.
Për aknet
Xheli që ka Aloe Vera ka vetinë të riparojë qelizat e lëkurës si dhe veti antibakteriale. Një fakt I tillë ndikon në mënyrë efektive për trajtimin e akneve./Xh.K/Opinion.al/