Kronikë

Disa muaj hetime, policia vë në pranga 6 të rinj në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 30/08/20 |
Opi Nion

Gjashtë të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Bulqizë, për trafikim të lëndëve narkotike në doza të vogla. Policia njofton se ndalimi i tyre ka ardhur pas disa muajsh hetime, në kuadër të operacionit “Porosia”.

“Pas disa muajsh hetime të kryera nga Sektori për Hetrimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër  nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, bazuar në provat e siguruara , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit  u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: Renato Allushi, 20 vjeç, Denis Perkoxha, 22 vjeç, Ramiz Perkoxha., 24 vjeç, Ferdinand Maha., 32 vjeç, Avni Doda , 25 vjeç,  dhe E. Xh., 15 vjeç,  të gjithë banues në Bulqizë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmedur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari krininale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë  tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë  gjetur  doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të  përfshirë në këtë aktivitet kriminal./Opinion.al

 

 

 

 

Pas