Aktualitet

“Disa mësues pozitivë me COVID-19”, mbyllet shkolla 9-vjeçare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:48 - 08/11/20 |
Al Do

Shkolla 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër është mbyllur për shkak të pandemisë.

Sipas njoftimit të dhënë nga drejtoria e shkollës, infektimi i disa mësuesve dhe nxënësve ka bërë që shkolla të mbyllet dhe mësimi të vijojë online.

“Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin. Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid 19.

Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës./ Opinion.al

Pas