Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur më parë

2019/01/09 at 2:56 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur më parë

Shtatëdhjetë përqind e fituesve të lotarive në SHBA, i shpenzojnë të gjitha paratë e tyre brenda 5 viteve, pavarësisht nëse mund të kenë fituar 1 apo 100 milionë dollarë.

Zona e ç’militarizuar në kufirin midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, kur nuk banon thuajse asnjë qënie njerëzore, është bërë strehë për shumë lloje kafshësh të rrezikuara.


Lopët nuk kanë ekzistuar kurrë në një mjedis të egër, dhe janë zbutur nga kau i egër rreth 10.500 vjet më parë.

Kur Robert Tejlor shpiku sapunin e lëngshëm, ai e dinte se konkurrentët më të mëdhenj si kompania “Colgate”, do të përpiqeshin të kopjonin produktin e tij. Për t’u siguruar që kjo të mos ndodhte, ai bleu çdo lloj shishe të vogël (gjithsej 100 milionë copë) në të gjithë SHBA-në. Kjo i garantoi pasjen e tregut vetëm për vete për 1 vit të tërë.

Rusët kanë një term në gjuhën e tyre, “Zapoi”, për të përshkruar disa ditë dehjeje të vazhdueshme, gjatë së cilit i dehuri tërhiqet nga shoqëria.

Deri në vitin 1974, bankat në SHBA refuzonin zakonisht të lëshonin një kartë krediti për një grua, nëse ajo nuk ishte e martuar, dhe nëse nuk firmoste bashkëshorti i saj. Një grua e divorcuar, konsiderohej gjithashtu shumë e rrezikshme për të pasur një kartë të tillë, përderisa ajo “nuk kishte qenë e aftë të mbante nën kontroll një martesë”.

Pasi fitoi një çmim Oskar, aktori amerikan Daniel Dei-Ljuis u tërhoq nga jeta artistike për t’u angazhuar si këpucar në Itali. Ai u rikthye të aktrojë, vetëm pasi Martin Skorcese e bindi atë të luante në filmin “Gangsterët e Nju Jorkut”.

Kur shërbente në ushtrinë amerikane, aktori Klint Istud i mbijetoi një aksident ajror mbi Oqeanin Paqësor, duke notuar për 5 km derisa doli në breg. Ky episod, e shpëtoi nga angazhimi në Luftën e Koresë.

Pas mbylljes së hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut më 11 shtator 2001, popullsia e një qyteti të vogël kanadez gati u dyfishua, kur mbi 7.000 pasagjerë u detyruan të uleshin aty. Komuniteti i vogël u siguroi atyre ushqim, veshmbathje pa asnjë pagesë.

Dikur teatrot kishin disa dhoma të veçantë, që quheshin “dhomat e të qarave”. Ato ishin ambjente në pjesën e pasme të teatrove, dhe aty qëndronin zakonisht nënat me fëmijët e vegjël, për të mos shqetësuar të tjerët.

Rinconada në Peru është qyteti me lartësinë më rë madhe mbi nivelin e detit, 5521 metra. Ekonomia e tij, bazohet në një minierë ari. Miniera operon me një sistem unik, ku punonjësitpunojnë për 30 ditë pa pagesë, dhe ditën e 31-të të muaajit ata lejohen të marrin me vete sa më shumë ar që mund të mbajnë.

Në vitin 2002, një ekip futbolli shënoi 149 autogola në portën e vet, në shenjë proteste ndaj vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit një ndeshje më parë.

Në vitin 1934, qeveria amerikane miratoi një ligj që nxori jashtë ligjit shumicën e pasurisë prej ari që kishin qytetarët, duke i detyruar ata t’ia shesin arin Thesarit të Shtetit. Amerikanët nuk ishin në gjendje të zotëronin lirisht, apo të tregtonin ar deri në 1975.

Kur vdiq mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, Google gaboi në miliona kërkime për shkak të një sulmi kibernetik, duke bllokuar kërkimet për 30 minuta.

Në vitin 2010, një njeri i cili humbi në pyjet Saskatçeuan në Britani, preu disa nga linjat e energjisë elektrike, në mënyrë që policia të vinte ta ndihmonte.

Në moshën 15-vjeçare, aktori amerikan Xhim Kerri e braktisi shkollën dhe u bë pastrues, për të ndihmuar familjen e tij, pasi babai i tij e humbi vendin e punës. Ata jetonin jashtë një furgoni rulot. Xhimi mbante në karrocën e punës një shkop bejsbolli, pasi siç kujton “isha aq me nerva sa që doja të rrihja diçka!”.

Deri në vitin 2009, Kina kishte shkolla fillore të sponsorizuara plotësisht nga kompanitë e mëdha të duhanit. Kështu, një shkollë në Siçuan kishte një mesazh në portën hyrëse që thoshte:“Duhani mund të të ndihmojë të realizohesh në jetë!”

Etiketa: AktorkinaKuriozitete


Ju sugjerojmë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë
Life Style

Si zbuloi Jakob Fugger tregtinë globale 500 vjet më parë

22 Dhjetor, 2025 10:33 am
Para
Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

Moti i keq la pa mësim 82 shkolla në vend

Mijëra nxënës pa mësim, ministria njofton mbylljen e 280 shkollave

Almeda Abazi bjonde me flokë të shkurtër,ja si duket me ndryshimin drastik

Almeda Abazi bjonde me flokë të shkurtër,ja si duket me ndryshimin drastik
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com