Ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri është thirrur në SPAK, disa ditë pasi ai fitoi pafajësinë në Apelin e GJKKO-së për akuzat për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Eduart Kapri ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.
Me një vendim të datës 19 Shtator, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e SPAK dhe ka lënë në fuqi vendimin për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakun demokrat të Bashkisë së Pogradecit.