Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatja gjermane Helga Schmid pritet të jetë në krye të OSBE-së

2020/12/04 at 3:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Diplomatja gjermane Helga Schmid pritet të jetë në krye të OSBE-së

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas falënderoi kryetarin e radhës së OSBE-së, Edi Ramën, për kompromisin e arritur me stafin e ri.


Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme pritet të miratohet edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, iu falënderua personalisht, kryeministrin Edi Rama, njëherazi dhe ministri i mashtëm të Shqipërisë, për kompromisin e arritur me stafin e ri: „Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë“, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale. Maas shprehu keqardhje që nuk ishte vetë në Tiranë për të shijuar „mikpritjen proverbiale“ të shqiptarëve.

OSBE-ja në krizë

Më parë, në fjalën e hapjes, kryetari i radhës së OSBE-së, Edi Rama, kishte vënë në dukje krizën në të cilën gjendet OSBE-ja: „Ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar”, tha Rama dhe shtoi: “Kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së.“

Rama u ankua për frymën e përçarjes që ekzistonte në OSBE, e ngjashme me kohën e Luftës së Ftohte. Në diplomacinë ndërkombëtare, sidoqoftë, OSBE-ja është “ndalesa e fundit, streha e fundit”, tha ai.

Vakuum pushteti

Edhe për postin e sekretarit të përgjithshëm, kishte pasur grindje në OSBE. Në verë sekretari i atëhershëm, zvicerani Thomas Greminger, nuk arriti ta zgjaste mandatin, për shkak të vetos nga ana e Rusisë dhe vendeve të Azisë Qendrore. Vijoi një vakuum pushteti prej disa muajsh.

Në krye të stafit të ri të OSBE-së, i cili pritet të miratohet sot, do të jetë diplomatja gjermane, Helga Schmid. Një emër që as në Gjermani nuk e njeh shumëkush, edhe pse 59-vjeçarja që tani ka një pozicion me shumë ndikim, si sekretare e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të Europës, pra, numri dy i politikës së jashtme të BE-së.

Një diplomate me ndikim

Në diplomaci, mungesa e njohjes nuk është patjetër disavantazh, përkundrazi. Kjo vlen edhe për punën e mëparshme të Helga Schmidit. Për shembull, ajo ka luajtuar një rol kyç në negociatat midis BE-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, për të cilin i është dashur shumë takt. Edhe në politikat e BE-së ndaj luftës së brendshme në Ukrainë dhe konfliktit me Rusinë në vitin 2013 e 2014 ajo ka pasur një rol të rëndësishëm.

OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, ka dalë nga Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE). Kjo u themelua në vitin 1975 në një Evropë që atëherë ishte ende e ndarë në blloqe. Në rolin e saj të ri, Helga Schmid do të duhet të merret me kriza që i njeh nga puna e saj ndërmjetësuese. As kriza e Ukrainës me Rusinë dhe as mosmarrëveshja mbi armët bërthamore iraniane nuk janë zgjidhur deri më tani. Por ajo do të merret edhe me konsolidimin e brendshëm të OSBE-së dhe rikonfirmimin e qëllimeve të saj si organizatë paqeje dhe sigurie. /DW



Ju sugjerojmë

Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:18 am
Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi
Bota

Zyrtari izraelit: Po shqyrtojmë çdo mundësi që çon në lirimin e pengjeve nga Hamasi

26 Gusht, 2025 9:32 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro
Sport

Donnarumma drejt Manchester City për 30 milionë euro

26 Gusht, 2025 9:01 pm
Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit
Bota

Administrata Trump “shënjestron” ministrin e Drejtësisë të Brazilit

26 Gusht, 2025 8:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Para
“Udhëtimi me helikopter”, PD dhe ministrja Xhaçka padisin njëra-tjetrën

“Udhëtimi me helikopter”, PD dhe ministrja Xhaçka padisin njëra-tjetrën

Rama në ministerialin e OSBE: Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses

Rama në ministerialin e OSBE: Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses

Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

COVID-19, Kosova regjistron 11 viktima dhe 478 raste të reja
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
27 Gusht, 2025

Dashi Ka gjasa që njerëz të rinj të hyjnë në jetën tuaj. Në fakt mund të kërkojnë t’ju nxjerrin për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
27 Gusht, 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët...

Lexo më shumë

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
26 Gusht, 2025

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së...

Lexo më shumë

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
26 Gusht, 2025

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com