InstaBIZ

Diplo në shoqërinë e Dua Lipës dhe Era Istrefit para çmimeve Grammy


               Publikuar në : 15:52 - 10/02/19 |
b.f

Sot është një ditë e rëndësishme për artistët pasi mbahet ndarja e çmimeve Grammy. Edicioni i 61-të këtë vit kthehet në Los Anxhelos, ndërsa vitin e shkuar u mbajt në New York. Alicia Keys, artistja e cila numëron 15 çmime Grammy, është ajo që do të moderojë shfaqjen.

Kendrick Lammar kryeson listën e nominimeve në 8 kategori, i ndjekur nga Drake me 7 e të tjerë artistë. Dua Lipa dhe Bebe Rexha, dy këngëtaret shqiptare janë nominuar në kategorinë “Best New Artist”.

Mbrëmjen e kaluar u organizua edhe një festë pre-Grammy që mblodhi një numër të madh artistësh. Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha ndodheshin aty. Dj dhe producenti i njohur Diplo ka publikuar në Insta Stories video dhe foto në shoqërinë e artisteve shqiptare.

Ai ka postuar fillimisht një video të Duas ku e ka kapur “mat” teksa ajo këndonte një këngë të Cardi B, krahë të dashurit të saj Isaac Carew. Më pas Diplo ka ripostuar një foto të Era Istrefit ku duken së bashku dhe kanë pozuar para kamerës./E.L

 

Pas