Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dinjiteti i patriarkëve

2016/12/12 at 5:20 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ura e Zogut, 90 vjet

Nga Ndue DEDAJ


Ata janë patriarkë jo nga numri i madh i viteve që mbajnë mbi vete, por nga ajo çfarë thonë dhe përfaqësojnë. Është një zë i mirëpritur ai i gjeneralit 97-vjeçar, Rahman Parllaku, si qytetar i angazhuar dhe në këtë moshë, kumtues i disa të vërtetave që nuk i thonë të gjithë. Ai është një ish-partizan i radhës së parë, po kjo nuk e pengon ta quajë kriminel vrasësin e ballistëve, komandantin e Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmet Shehu, dhe njëherësh të kërkojë që komandanti i Ballit Kombëtar për jugun, Hysni Lepenica, të shpallet dëshmor, pasi është vrarë në luftë kundër pushtuesve fashistë.

Ky personalitet publik i kapërcen historianët e shkollës marksiste, por dhe analistët e njëanshëm. Kemi nevojë t’i dëgjojmë zëra të tillë të ekuilibruar, që nuk duan të largohen pa i thënë disa të vërteta, ani sa dëgjohen. E kemi dëgjuar deri në fund akademik Kristo Frashërin 95-vjeçar, ku sa herë hapeshin polemika në rrafsh historik, pritej dhe fjala e tij, si për t’i vënë vulën diskutimit.

Të njëjtën ndjesi provojmë kur shkruan nga Amerika Sami Repishti 90-vjeçar, një nga emigrantët politikë antikomunistë të elitës, për të cilin kemi pasur rast të shkruajmë dhe më parë. Individë të tillë, të majtë apo të djathtë, me apo pa përkatësi partiake, me këndvështrime të ndryshme politiko-historike, që ndajnë ide dhe opinione të kundërta, duke qenë besnikë të idealeve të veta, në thelb janë të pavarur nga mjedisi shqiptar i rënduar me antagonizëm artificial. Ata, personazhe apo protagonistë të ngjarjeve dramatike të shekullit XX, e thonë fjalën e tyre pa drojtjen se si do ta presin atë të tjerët, hierarkitë e politikës dhe të pushtetit.

Nuk bëjnë llogari kulisash, idetë e qëndrimet e tyre nuk i konformojnë me asgjë që do t’iu sillte “dhurata” politike apo benefice ekonomike. Ka shumë nga ata që tani heshtin. Ishte Bashkia e Tiranës që u kujtua për ta bërë “Qytetar Nderi” Adem Demaçin, ndryshe ai nuk do të ndihej. Sepse ai dhe raca e tij gjenuine kanë folur me zërin dhe veprën e përveçme. Ky shkrimtar, autori i romanit “Gjarpërinjtë e gjakut”, qendrestar i rrallë duket sikur ka dalë nga ndonjë mit shqiptar i kohëve moderne.

Ia kishim dëgjuar emrin në kohën e territ të gjatë serb dhe na dukej se kishte diçka prej Oso Kuke, ani se nuk kishte luftuar me top për të mbrojtur “kështjellën” e idealeve të tij kombëtare. E kishim takuar vite më parë në panairin e librit në Tiranë poetin e njohur kosovar Din Mehmeti.

“Kur të vini në Gjakovë, ejani te vëllai juaj”, na kishte thënë. Po ai iku pa na “pritur”. Megjithatë nuk qamë kur Dini u shua. Kishim qarë shumë vite më parë kur qe hapur fjala se Din Mehmeti ishte vrarë, jo në betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389, por në luftën e Kosovës të vitit 1999. Mbase poetëve iu shkon një gjamë e tillë e largët, shekullore. O Din Mehmeti, a po ndien? O poeti “zog i diellit”. A nuk e pate quajtur kështu Kosovën në vargun tënd? Kurse për profesorin dhe politikanin Fehmi Agani nuk do të kishte “ringjallje” si në rastin e Dinit. Genocidi serb do të nxitonte ta vriste si një profet, pasi ai kishte shkruar që nga ’90-a se beteja për Kosovën ishte e fituar.

Ndërsa për Ukshin Hotin nuk ka as sot e kësaj dite lajm se si ndodhi që u zhduk ashtu rrufeshëm. Çfarë ndodhi? Përse patriarkët e kombit duhet t’i ndjekë gjithnjë misteri nga pas? Nuk u ndje ndonjëherë i fismi Gjon Shllaku, përkthyesi i “Iliadës”, njeriu që “navigonte” në 18 gjuhë të huaja. (Ka gjasë që sa herë të përmendet emri i tij, do të përmendet dhe një tjetër emër i nderuar i letrave shqipe dhe botimeve, poeti dhe kritiku letrar Drago Siliqi, i cili e botoi “Iliadën” në vitin 1968, duke i bërë një nder të madh kulturës shqiptare.

Ishte ai Drago që e kuptoi ndër të parët dhe e nxiti krijimtarinë e Kadaresë.) E, pra, keni dëgjuar të flitet ndokund për këtë personalitet në hije? Ka marrë Shllaku ndonjë titull nderi? Ka ndonjë monografi kushtuar atij? Një tjetër individualitet i spikatur i shekullit të kaluar, Zef Vorf Nekaj, i lindur në Mirditë, në vitin 1920, kryen Normalen e Elbasanit, punon mësues këtu dhe në Kosovë, gjimnazin e Prizrenit dhe bëhet pjesë e elitës kosovare të kohës me Esad Mekulin etj.

Por është politika që godet dhe në rastin e tij dhe ai merr rrugën e emigrantit politik në Itali dhe SHBA, ku në vitin 1958 emërohet profesor i gjuhës shqipe në Institutin e Gjuhëve të Huaja në Monterey të Kalifornisë. Nekaj, përkthyes dhe publicist, bashkëpunëtor i organeve prestigjioze të shtypit të emigracionit, si “Shejzat” e Koliqit etj., bën një jetë të pazakontë mes atdheut dhe kontinentit amerikan – humbet familjen, bashkëshortja e tij Dava mbetet në Shqipëri kur mbyllet kufiri me Jugosllavinë dhe ata ribashkohen si në legjenda kur tashmë ishin pleq. Profesori plak kthehet në Shqipëri me të vetmen pasuri – bibliotekën e pasur, dinjitetin dhe emrin e tij të ndritshëm, vdes në Laç, në vitin 2002, te të afërmit.

Por ai vazhdon të jetë “i huaj” për mediumet e sotme kulturore, edhe pse koha moderne ia ka borxh nderimin institucional. Mos u çuditni, këta njerëz rrinë prapë në hije dhe titujt e gradat i marrin ish-funksionarët e regjimit të kaluar. Rahman Parllaku i bënte thirrje Presidentit që të dekorojë Liri Belishovën, 90-vjeçare, gruan që rrallë e kemi parë në ekrane, ndoshta se dhe ato i druhen emrit të saj, se mos iu ngjit ndonjë “njollë” komuniste, kur ajo vetë u përball qysh në rininë e saj me diktatorin. Një dekoratë për Lirinë do të ishte një shenjë kujtese për të gjithë njerëzit idealistë që e humbën betejën me regjimin e djeshëm, por fituan dinjitetin njerëzor.

E dinjiteti është i pakufishëm. Kur po bëheshim gati t‘i mbyllnim këto radhë, na tërhoqi një postim në rrjetet sociale, ku aktorja me famë botërore, Irene Papas, ikonë e kinematografisë greke të shekullit XX, deklaronte origjinën e saj shqiptare: “Nuk mund të largohem nga kjo botë pa thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kur kam lindur në vitin 1926, mbiemri im ka qenë Leleku”. Ky është dinjiteti që i kapërcen motet, kufijtë, konfliktet, ushtritë, politikën. Aktorja 90-vjeçare ka arkivuar 90 role dhe ka spikatur sidomos me atë të Penelopës, në serinë televizive italiane “Odiseu”, ku ka luajtur bashkë me shqiptarin tjetër të madh, Bekim Fehmiu.

Politika mes dy vendeve bën të veten, gazmohet, zemërohet, shkon deri në Bruksel e acaruar, kurse arti i madh është ura e pavdekshme e popujve, të cilët kurrë nuk armiqësohen mes tyre. Prandaj, faleminderit Irene Papas, për të vërtetën që ti i kumton botës. Po politika, a ka dhe ajo patriarkët e saj?

Sigurisht, vetëm se askush nuk mund të thotë sa ata janë konsistentë të fjalës së tyre, se shpesh ua don “politika” që ta dredhin, për të mirën e popullit, në emër të tij. Iku dhe “patriarku” i fundit komunist i rruzullit, Fidel Kastro, në Kubën e tij të shtypur, buzë kontinentit të lirisë, por pa e shijuar populli i tij asnjëherë vlerën e epërme të saj.

Burimi: Panorama

 



Ju sugjerojmë

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
Aktualitet

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

18 Gusht, 2025 3:22 pm
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Rajoni

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

18 Gusht, 2025 3:12 pm
Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
Aktualitet

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

18 Gusht, 2025 1:38 pm
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Aktualitet

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025 1:22 pm
Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur
Aktualitet

Kamioni merr para dy makina në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur

18 Gusht, 2025 1:12 pm
Para
Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë

E kanoste ish-i dashuri, 18-vjeçarja nga Shkodra tenton të vetëvritet

Francë, Policia në ndjekje të hajdutëve të arit

Francë, Policia në ndjekje të hajdutëve të arit

Si ndikon vetmia te njeriu?

Si ndikon vetmia te njeriu?
















TE FUNDIT

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
18 Gusht, 2025

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
18 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e...

Lexo më shumë

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
18 Gusht, 2025

Në muajin qershor, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të...

Lexo më shumë

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
18 Gusht, 2025

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com