Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dinastia Romanov/ Ata qëndruan gjatë. Një histori mizore e fuqisë trashëgimtare

2018/05/21 at 9:56 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Dinastia Romanov/ Ata qëndruan gjatë. Një histori mizore e fuqisë trashëgimtare

Romanovët: 1613-1918. Nga Simon Sebag Montefiore. Weidenfeld & Nicolson; 745 faqe; £ 25. Do të publikohet në Amerikë nga Knopf në maj.


Qeverisja e Rusisë nuk ishte një perspektivë tunduese në vitin 1613, kur Romanovët e parë morën me hezitim fronin. Përgjatë tre shekujve që pasuan principata e rrudhur dhe e shkatërruar nga lufta, e Muskovitëve u shndërrua në një perandori kolosale, edhe pse me një kosto të lartë për nënshtetasit e shumëvuajtur të Romanovëve – dhe për vetë familjen, ku rrymat e politikave dinastike përfshinin vrasje, troturë dhe tradhti, ashtu sikundër mizoria ishte një gjë e zakonshme.

Historia e Simon Sebag Montefiore nis me Mihalin e mjerë e melankolik të zvarritur në rrënojat e Kremlinit nga luftëtarë konfliktualë të cilët kërkonin me dëshpërim unitet përballë mposhtjes nga Polonia e fuqishme. Në libër shfaqen të mëdhenjtë: Pjetri, me shtangien maniake dhe Katerina, uzurpatorja gjermane, ashtu dhe dështimet e pabesueshme si Aleksandri i Tretë që drejtoi Rusinë si një pronar tokash koprac. Në libër përfshihet edhe patetiku Nikolas i Dytë, cari i fundit, rrëzuar dhe ekzekutuar me shpejtësi së bashku me gruan e tij dhe fëmijët nga bolshevikët në vitin 1918. Mbretëria e tij e shënjuar nga e keqja, rifitoi imazh vetëm nga “hijeshia, durimi, humori dhe dinjiteti” që familja e rënë mbretërore  tregoi ndërsa mbahej rob.

Sistemi mbështetej në idenë se vetëm “një individ i plotë-fuqishëm bekuar nga Zoti” kishte aftësinë të drejtonte një shtet të tillë të pakufij, ndërkohë që personifikonte në të njëjtën kohë misionin e shenjtë të krishtërimit ortodoks.

Çelësi ishte tek delegimi. Pjetri dhe Katerina me gjithë mënyrat e tyre tiranike ishin të shkëlqyer në këtë punë: favoriti i Katerinës, Grigory Potemkin ishte një administrator i jashtëzakonshëm, plot dhunti, Alexander Suvorov një komandant ushtarak po aq impresiv. Monarkët e tjera më së shumti u përpoqën të drejtojnë vetë Rusinë, me rezultate që variuan nga indiferente në katastrofike.

Fansat e shumtë të autorit do të gjejnë shumë detaje për t’u kënaqur. Ashtu si dhe në libra të mëparshëm, sidomos për Stalinin, shkrimtari historian britanik,

Sebag Montefiore, ka aftësi të dukshme për rrëfimin e detajeve që krijojnë një narrativë që nuk haset shpesh. Historia e tij voluminoze për dinastinë mbretërore të Rusisë shfaq shumë veçanti të gjalla, argëtuese dhe të habitshme. Në të vërtetë, të surprizon me shkëlqimin dhe përgjakjen. Mutilimet e shumta, ekzekutimet dhe tmerre të tjera që aplikohen tek njëri-tjetri nga personazhet kryesore dhe ndaj vartësve të tyre përshkruhen me detaje të makthshme. Në veçanti, pasionet private të oborrit të Romanovëve, ruajtur në letra dhe ditarë, janë një paradë publike, siç janë detajet për Rasputinin, sjellja skandaloze e të cilit dhe këshillat e këqija afruan fundin e dinastisë.

Duke lënë mënjanë gjakun dhe skandalet, pena e autorit prodhon prozë të rrjedhshme, ndonjëherë plot vezullime. Shumë nga reflektimet e tij për epokën e Romanovëve aplikohen mirë edhe për sundimin e sotëm të Vladimir Putinit: “gjurma ruse e sjelljes” shkruan ai, është “servilizmi ndaj atyre që janë sipër, tirania ndaj atyre janë më poshtë”. Oborri rus ishte një panair pushteti: roli i tij si ndërmjetësues lejonte pjesëmarrësit të siguronin pasuri dhe tituj mbretërorë. Por, gjithashtu, u lejonte atyre të konkurronin pa kaluar në luftë civile apo revolucion. E gjitha kjo tingëllon shumë afër Kremlinit modern.

Sidoqoftë, kompleksiteti i materialit është mahnitës. Pjesa më e madhe e lexuesve do të kenë nevojë të njihen me pemën e plotë dhe të mbajnë lista të dobishme për të nisur secilin kapitull. Ka shumë emra që shpesh shfaqen fare pak. Ilustrimet mund të jenë një mënyrë që personazhet kryesorë të mbeten në mendjen e lexuesit.

Fokusi është ngushtësisht mbi intrigat e oborrit dhe në rolin e Romanovëve në politikën e lartë europiane. Ekonomia, biznesi, shoqëria dhe kultura marrin trajtimin minimal. Kjo është për të ardhur keq.

Alexander Etkind, një historian në emigrim, ka argumentuar se rrënja e fatkeqësive të Rusisë është pasuria e saj natyrore, që inkurajon sunduesit e saj të shfrytëzojnë vendin, ashtu si zotërinjtë kolonialistë, më shumë sesa ta zhvillojnë atë. Megjithatë pavarësisht sundimtarëve të tmerrshëm, toka e pafund ka nisur të modernizohet. Tragjedia është se Romanovët e njëpasnjëshëm ishin tepër të trembur dhe në rastin e Nikolasit të Dytë edhe jashtë realitetit, për të nisur reformat që mund t’u kishin shpëtuar. Kjo dilemë është po aq e njohur sa edhe e lashtë./G.Z- OPINION.AL

 



Ju sugjerojmë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Para
Përgjoi vëllain e Ministrit të Brendshëm, ç’do të ndodhë nesër me gazetarin në Prokurori

Intervista me Albert Veliun, gazetari Jetmir Olldashi i ftuar sonte në Opinion

VideoPërgjimi/ “Babalja” në lokalin e Agron Xhafajt: Ku është agai?

Gazetari Olldashi: Ja si kontaktova Babalen dhe si e realizuam videopërgjimin

Olldashi: Ja si kërkuam të blejmë marijuanën në Vlorë

Olldashi: Ja si kërkuam të blejmë marijuanën në Vlorë
















TE FUNDIT

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
13 Qershor, 2026

Dashi Do ndiheni mjaft mirë pranë atij qe dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do mbetet e mire. Do shkëmbeni...

Lexo më shumë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}