Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar rrëzimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se dinastia Assad u përmbys.
Berisha e ka quajtur atë një diktator gjakatar dhe kukull të presidentit rus, Vladimir Putinit.
“Dinastia Assad u përmbys!
Miq, Bashar al-Assad e la Damaskun. Një diktator gjakatar, kukull e Putinit, u përmbys. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet përmbysjen e tiranisë në Siri dhe uron që populli i Sirisë të gjejë rrugën e lirisë dhe demokracisë që meriton”, shkruan Berisha.