Bota

“Dimri do të jetë i vështirë”, ministri gjerman detyrohet të rikthejë qymyrin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 21/06/22 |
Opi Nion

Situata energjetike në perspektivën e dimrit të acartë gjerman duket aq serioze, sa që edhe një ministër që i përket Partisë Ambientaliste, mund të kërkojë rihapjen e centraleve me qymyr, për të përballur uljen e sasisë së gazit rus.

Bëhet fjalë për ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, i cili deklaroi gjatë fundjavës se vendi duhet të shkojë përpara edhe pse, sipas tij, “situata paraqitet serioze”.

Gjermania varet nga gazi rus për ngrohjen e shtëpive dhe industrive, për rreth 55% të totalit. Sot pas kufizimeve të Moskës kjo sasi është ulur në 35%, duke e bërë të domosdoshme për Berlinin rikthimin në logjikën industriale të qymyrit, teknologji kjo tejet ndotëse dhe që ka shkaktuar kritika ndër vite.

Habeck foli për një rikthim të përkohshëm te qymyri, element ky që Gjermania po përpiqej të mos shfrytëzonte më për shkak të impaktit mjedisor që ka, ndërkohë që Berlini kishte premtuar të mbyllte çdo central të këtij tipi brenda vitit 2038. Por gjasat e zgjatjes së konfliktit në Rusi janë të shumta, dhe rezervat e gazit po shterojnë gjithmonë e më shumë, veçanërisht pas reduktimit të prurjeve nga gazsjellësi Nord Stream 1.

Moska deklaron zyrtarisht se kufizimi i prurjeve vjen nga një defekt teknik te turbinat, që janë riparuar në Kanada nga kompania prodhuese Siemens, por që gjenden të bllokuara në kontinentin amerikan për shkak të sanksioneve të ekzekutivit të kryesuar nga Justin Trudeau.

Pas