Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilni se erdhi Nasho

2016/11/01 at 9:04 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja “Blushi” dhe degjenerimi i partive

Nga Mark MARKU-


Departamenti i Letërsisë u ka rezervuar një surprizë të këndshme studentëve të rinj që sapo kanë filluar vitin e ri shkollor. Për t’i uruar studentët e rinj, ky departament ka organizuar një takim të hapur me shkrimtarin dhe kritikun socrealist Prof. Nasho Jorgaqi.

Ndoshta për pedagogët e atij departamenti nuk ka ndonjë domethënie të madhe një gjë e tillë, madje disa prej tyre mund të jenë të lumtur që profesor Nasho do t’i nderojë me praninë e tij, por për këdo që i merr mesazhet ashtu siç ato merren në raste kësodore, nderimi i studentëve me një figurë të këtillë intelektuale dhe kaq të kompromentuar me regjimin komunist, nuk do të thotë as më shumë e as më pak se rikthimi i figurave simbolike të socrealizmit në jetën akademike dhe riciklimi i tyre te një brez i cili nuk e ka aftësinë për ta gjykuar atë që po u ndodh.

Nuk e di se ç’do t’u thotë Profesor Jorgaqi studentëve, 25 vjet pas ikjes së tij nga auditoret e atij fakulteti, po me siguri ai nuk ka për t’u thënë asgjë për mënyrën se si ai dhe kolegët e tij i shkatërruan letërsinë, kritikën dhe studimet për letërsinë, duke i vënë në shërbim të propagandës së regjimit më diktatorial të Europës, se si i ndaluan autorët më të mirë të letërsisë shqipe si Fishta, Konica, Koliqi, Haxhiademi dhe se si i shanin nëpër leksione, se si e shkëputën letërsinë dhe universitetin shqiptar për 50 vjet nga zhvillimet e letërsisë botërore dhe se si i ndaluan autorët më të mirë të gjithë letërsisë bashkëkohore botërore të bëheshin pjesë e kënaqësisë së leximit të studentëve shqiptarë, duke u dhënë si model të vërtetë dhe të vetëm të letërsisë romanin “Nëna” të Gorkit, poemën “Epopeja e Ballit Kombëtar” të Shefqet Musarajit (ne kur ishim studentë ia deformonim mbiemrin në Maskaraj) dhe romanin “Çlirimtarët” të DH. S. Shuteriqit.

Nuk besoj se profesor Nasho do t’u thotë gjëra të tilla studentëve. Me siguri ai do t’u serviret studentëve si shkrimtar dhe kritik “i njohur”, domethënë ashtu siç ishte para viteve ‘90. Studentët që do të jenë aty, nuk e dinë se ai është shkrimtar i njohur, por i njohur si shkrimtar mediokër që përpunonte tezat dhe informacionet e Sigurimit të Shtetit në romanet e tij kundër diversantëve, se është kritik i njohur, por i njohur se ka kontribuar bashkë me të tjerë në shkatërrimin e letërsisë dhe të kritikës letrare në Shqipëri.

Studentët e rinj ngaqë nuk kanë për ta lexuar kurrë nuk kanë për ta kuptuar kurrë se ai ishte i njohur për kontributin që ka dhënë për instalimin e metodës së realizmit socialist në Shqipëri, metoda më e përsosur për banalizimin e letërsisë. Dhe profesorët e tyre me siguri nuk ka gjasa që t’ua shpjegojnë një gjë të tillë nëpër leksionet e letërsisë bashkëkohore, se ndonjëri nga ata që jep letërsinë bashkëkohore aty është po aq mediokër, po aq shërbëtor i regjimit, po aq i pandreqshëm, po aq i inkriminuar në sulmin ndaj shkrimtarëve dhe letërsisë (por me të do të merrem më gjatë në një shkrim tjetër).

Ata nuk e dinë, ashtu siç nuk e dinë studentët e Universiteti “Fan Noli” në Korçë, universitet ku edhe u nderua së fundmi me titullin Honoris Causa, se profesor Nasho ka dhënë një kontribut të paçmueshëm në gjithë atë rrënim shoqëror e kulturor që Shqipëria përjetoi gjatë 50 vjetëve të regjimit komunist. Promovimi i Nasho Jorgaqit nuk është i rastësishëm.

Kemi dëgjuar të flitet gjithë këto ditë për Dritëro Agollin, dhe të flitet për të njëlloj si në kohën kur ai ishte shkrimtari më i promovuar i regjimit. Ashtu siç po shfaqet prej më se një muaji Dritëro Agolli si patriark i letërsisë shqipe prej Akademisë së Shkencave. Askush nuk e tha një fjalë se Dritëro Agolli qe një talent i madh i letërsisë, por që 90 për qind të veprës së tij e ka banale, sepse e vuri në shërbim të propagandës së regjimit komunist.

Askush nuk e tha një fjalë për angazhimin e tij në mitizimin e një diktatori dhe të shtetit të tij kriminal. Dritëro Agolli mund të ketë qenë burrë i këndshëm, e madje edhe zemërmirë si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por ai ka qenë kryetar i një institucioni që në piramidën e krimeve të kryera nga komunizmi ka pjesën e vet. Kjo nuk do të përbënte asnjë pengesë që ajo pjesë e veprës që i mbetet, të promovohet.

Por kjo nuk ndodhi dhe Dritëro Agolli u përkujtua si të mos kishte jetuar fare në Shqipëri në 40 vjetët e terrorit komunist. Promovimi i figurave të tilla të regjimit bëhet në një klimë kur restaurimi i regjimit komunist dhe i sistemit të vlerave të ngritura prej tij ka arritur kulmin. Edi Rama kërkoi falje vjet gati me lot në sy para shkodranëve për dekorimin e ish-hetuesit të At. Zef Pllumit.

Por jo më larg se një javë më parë, kur kori i Enveristëve filloi të ulëriste kundër dekorimit të 67 viktimave të terrorit komunist në Shqipëri nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ai u ngrit dhe filloi të shante opozitën si balliste po sipas atij modeli socrealist që po përpiqet të restaurojë kudo. /Panorama

Etiketa: mark marku


Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Figaro : Letra e 12 dhjetorit 1912 për Shqipërinë nga princi patriot Albert Gjika

Londër, 1913 : Memorandumi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare dërguar ambasadorëve të Fuqive të Mëdha

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 1 nëntor 2016

Luther, kthehu sërish!

Luther, kthehu sërish!
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com