Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilemat e rrëzimit të helikopterit/ Pse nuk u hapën jastëkët e ajrit?

2016/04/08 at 2:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dilemat e rrëzimit të helikopterit/ Pse nuk u hapën jastëkët e ajrit?

Grupi i hetimit i Prokurorisë së Shkodrës ka shkuar dje në Spitalin Ushtarak ku ndodhet Gerald Baramuça dhe ka kërkuar të marrë në pyetje të mbijetuarin nga rrëzimi i helikopterit të Ushtrisë në Shkodër.

Pas konsultimit edhe me stafin mjekësor, është vendosur që ai të pyetet gjerësisht në një moment tjetër, për shkak të gjendjes jo të mirë në të cilën ndodhet.

Në komunikimin prej pak minutash me hetuesit, ushtaraku ka thënë se gjatë misionit të fluturimit nuk ka pasur asnjë rast të motit të keq me re apo probleme të tjera gjatë gjithë itinerarit të fluturimit

Po ashtu, në lidhje me mosdhënien e sinjalit SOS nga mjeti fluturues EC 145, ai ka shpjeguar se personat në bord nuk kanë konstatuar në asnjë rast shenja defekti apo avarie në panelin e drejtimit në kabinë.

Baramuça ka bërë me dije se, mesa mban mend, helikopteri ka pësuar humbje të drejtimit dhe për këtë arsye ai ka hapur derën e pasme

dhe është hedhur duke parë se poshtë kishte ujë.

Ndërkaq, Prokuroria i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes realizimin e nxjerrjes së trupit të helikopterit nga thellësia prej 5 metrash në liqenin e Shkodrës, pasi kërkohet vinç me krah të gjatë për të bërë tërheqjen.

Qëllimi është këqyrja e dëmtimeve fizike të jashtme në trupin e helikopterit.

Po ashtu, është kërkuar asistencë teknike nga kontraktori prodhues i mjetit, me qëllim dekodimin e sistemit të helikopterit dhe leximin e kutisë së zezë.

Ndërkaq, vendi ku u rrëzua helikopteri i Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës po ruhet nën masa të rrepta sigurie.

Forcat e Policisë kanë krijuar një perimetër prej 200­300 metrash ku askush nuk lejohet që të afrohet. Edhe banorët e zonës që kanë kureshtje po mbahen larg vendit ku ra helikopteri.

Por, siç mësohet, pala shqiptare po pret përfaqësues të kompanisë “Eurocopter” për ta nxjerrë helikopterin, sepse janë ata që e kanë prodhuar dhe tashmë do të ofrojnë asistencën e tyre.

Në liqen gjatë gjithë kohës patrullon një skaf i madh i Policisë së Shtetit, duke pasur nën kontroll zonën.

Burime nga grupi hetimor që ka marrë këtë çështje, bënë të ditur edhe një fakt tjetër, i cili po hetohet tashmë, jastëkët e ajrit që nuk janë hapur.

Sipas tyre, në momentin e përplasjes duhet të ishin hapur ato, në mënyrë që helikopteri të dilte në sipërfaqe të ujit.

Gjithsesi, janë hetimet e mëtejshme të Prokurorisë Ushtarake do të zbardhin më shumë rreth shkaqeve.

Një banor i zonës mësohet se ka deklaruar se nga dritarja e tij ka parë helikopterin duke fluturuar dhe ka kuptuar se diçka nuk shkonte, sepse po fluturonte poshtë, derisa është përplasur në liqenin e Shkodrës./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Foto/ Ja sa herë e ka kopjuar Beyonce Jennifer Lopez

Foto/ Ja sa herë e ka kopjuar Beyonce Jennifer Lopez

Vdekja e ish-futbollistit/ I dha dozën e fundit, arrestohet shqiptari

Vdekja e ish-futbollistit/ I dha dozën e fundit, arrestohet shqiptari

Një tjetër këngëtare shqiptare afër nënshkrimit të kontratës me Sony Music

Një tjetër këngëtare shqiptare afër nënshkrimit të kontratës me Sony Music

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com