Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilema e despotit, a duhet të punojnë arkitektët për regjimet shtypëse?

2020/05/22 at 2:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Dilema e despotit, a duhet të punojnë arkitektët për regjimet shtypëse?

Nga Oliver Wainëright-


Bjarke Ingels është djali i artë për teknologjinë e madhe- dhe tani Bolsonaro i Brazilit dëshiron pak nga magjia e tij. Por a duhet që arkitektët të bojkotojnë udhëheqësit shtypës? A lavdërojnë ndërtesat e arkitektëve, ideologjinë e totalitarëve?

Sipas një deklarate nga ministria e turizmit e Brazilit, Ingels ka vizituar Brazilin, gjatë turit të tij në disa shtete. Ingels diskutoi strategjitë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në bregdetin veri-lindor, në partneritet me Nômade Group, e cila kohët e fundit ndërtoi një vendpushim luksoz ekologjik në Tulum, rrënojat e një qyteti me mure Maya në Meksikë.

Një qasje e tillë ekologjike nuk duket se përplaset me regjimin reaksionar të Bolsonaro. Që kur erdhi në pushtet janarin e kaluar, presidenti i Brazilit ka konfirmuar çdo frikë se ai do të ishte ‘Trumpi tropikal’. Ai hodhi poshtë statistikat e shpyllëzimit si lajme të rreme dhe shkarkoi drejtorin e institutit që ndërmori studimin. Vitin e kaluar, Trumpi tropikal minimizoi zjarret në Amazon, që konsiderohen si më të tmerrshmit e një dekadë, duke quajtur zemërimin global si rezultatin e një media mashtruese që hiperbolizon çdo situatë. Bolsonaro dikur tha se do të preferonte më mirë të kishtë një djalë të vdekur sesa një homoseksual; që bie ndesh me liritë e Brazilit, pasi konsiderohet një parajsë e turizmit gay. Prezantimi i tij i fundit i edukimit seksual, ku thotë se seksi duhet kryer vetëm kur je maturuar, konsiderohet ‘kthim 40 vjet mbrapa’.

Atëherë, çfarë është Ingels, përkrahës i një bote progresive liberale, duke bërë me një figurë të tillë? ‘Jam i lumtur të ndaj idetë dhe idealet e mia, me çdo qeveri të gatshme t’i dëgjojë,’- thotë ai, ‘veçanërisht nëse ata kanë besime të ndryshme. Nëse ka një përgjegjësi që vjen nga platforma krijuese që kemi krijuar, është që ta përdorim atë platformë për të ndryshuar botën për mirë.’

Gjatë viteve të fundit, Ingels është larguar nga projektimi i blloqeve të apartamenteve në formë malesh në Danimarkë, për t’u bërë arkitekti i famshëm për disa nga korporatat më të mëdha në botë. Statusi i tij si një djalë i përkëdhelur i teknologjisë së madhe, është ndoshta arsyeja që e bën tërheqës për klientët autokratë. Në thelb të dy palët ndajnë një dëshirë të pangopshme për t’i dhënë formë çdo aspekti të botës sipas vizionit te tyre të saktë.

BIG, që qëndron për Bjarke Ingels Group, është gjithashtu i angazhuar në disa projekte të mëdha në Arabinë Saudite, duke përfshirë një qytet të ri turistik të quajtur Qiddiya, që konsiderohet si një ‘kryeqytet i ri argëtimi’; ekziston gjithashtu një projekt konfidencial që Ingels e përshkruan si ‘një ekosistem të krijuar nga njeriu që është aq afër një utopie sa mund ta imagjinoni’.

A mundet ky qytet të jetë një utopi kur- në përputhje me ligjin saudit –dehja dënohet me rrahje me kamzhik, plaçkitja me prerje gjymtyrësh dhe kushdo që kritikon regjimin vritet? ‘Unë besoj sinqerisht se transformimi urbanistik i Arabisë Saudite në të cilin po marrim pjesë, është pjesë e hapjes së një shtegu drejt një reforme të nevojshme sociale dhe kulturore të vendit,’- thotë Ingels. Pas vrasjes së sanksionuar nga shteti të gazetarit Jamal Khashoggi në 2018, Ingels thotë se zyra e tij debatoi nëse do të tërhiqej nga projektet (siç bëri Norman Foster), por vendosën që ky projekt do të silltë më shumë progres, kështu që vazhduan angazhimin. ‘Rruga drejt ndikimit etik si arkitekt është t’i propozojmë të ardhmen që duam kompanive dhe qeverive,’ thotë ai, ‘edhe nëse ato kanë pikëpamje të ndryshme.

Ne duhet të përqafojmë dallimet tona nëse duam të krijojmë një të ardhme ndryshe.’ Është e thjeshtë të hedhësh poshtë fjalët e tij si optimiste naive, por ai ka të drejtë diku- arkitektura dhe qytetet zgjasin shumë me shumë se ideologjitë që i krijuan ato. Por ato gjithashtu forcojnë politikën e sponsorizuesve të tyre.

Ingels nuk është vetëm. Arkitekti francez Jean Nouvel është i preferuari i monarkëve autokratikë të Gjirit, duke dizajnuar Louvre në Abu Dhabi, Muzeun Kombëtar të Katarit dhe tani një vendpushim luksoz në Arabinë Saudite. Ai në të kaluarën ka hedhur poshtë çështjen e të drejtave të njeriut si ‘një pyetje të vjetër’, duke i bërë jehonë përgjigjes së Zaha Hadid, arkitekt i stadiumit në Katar për Kupën e Botës 2022. ‘Unë nuk kam asnjë lidhje me punëtorët,’- tha Hadid kur u kundërshtua për faktin se qindra punëtorë kishin vdekur në projektet e ndërtimit në Katar. ‘Unë mendoj se është një çështje që qeveria – nëse ka ndonjë problem – duhet ta zgjidhë. Nuk është detyra ime si arkitekt të merrem me të.’

Arkitekti holandez Rem Koolhaas ishte po aq i sinqertë për punën e tij në Kinë, kur u pyet për krijimin e shtabit të madh të Televizionit Qendror të Kinës, organit kryesor të propagandës shtetërore.

‘Më vete, ne mund të kemi qëllime të mira. Por ne nuk mund ta përfaqësojmë të mirën publike pa një entitet më të madh, siç është shteti.’ Duke zbuluar joshjen e regjimeve totalitare, ai shtoi: ‘Për t’i bërë gjërat më keq, sa më radikale, inovative dhe vëllazërore të jenë ndjenjat tona, aq më shumë ne arkitektët kemi nevojë për një sponsor të fortë.’ Duke ndarë besimin e Ingelsit se arkitektët mund të ndikojnë në ndryshimin nga brenda, Zhak Herzog e krahasoi punën e tij në ‘Folenë e Zogjve’ – stadiumin Olimpik të Pekinit në vitin 2008 – me krijimin e një ‘kali Trojan’. Ai i tha gazetës gjermane Der Spiegel se ‘vetëm një idiot’ do ta kishte hedhur poshtë projektin mbi baza morale.

Kjo është një temë e përsëritur. Kurdoherë që të paraqitet tema e etikës, shumica e arkitektëve që punojnë në ambjent shtypës besojnë se projektet e tyre mund të kapërcejnë abuzimet e regjimeve pritëse dhe ta bëjnë jetën e përditshme pak më të mirë për njerëzit që jetojnë atje. Dilema është nëse duhet të bojkotoni apo angazhoheni. A duhet të shmangë një arkitekt me qëllim të mire, punën me ndonjë sistem me të cilin nuk pajtohen – ose të shpresojë që kushtet e punëtorëve, ose liria e fjalës, të përmirësohen duke përdorur platformën e tyre për të ngritur këto çështje?

‘Është thjesht retorikë sipërfaqësore,’ thotë Jeremy Till, dekan i shkollës së artit Qendror Saint Martins në Londër. ‘Ideja që një ndërtesë e vetme do të jetë emancipuese për një shtet të tërë totalitar, është qesharake.’

Etiketa: arabi sauditearkitektdespotit


Ju sugjerojmë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik
Bota

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik

29 Qershor, 2025 9:15 am
Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

29 Qershor, 2025 9:06 am
Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Para
“Pazare për reformat”, Meta: Unë jam ballëlartë në këtë histori

Replikat për Platformën, Meta:Rama gënjen, s'është më lajm as për të huajt

Rinovohet traktati i Elizesë

Mbyllja nga koronavirusi, si u rrit popullariteti i liderëve europianë

A do largohet PD nga tryeza e reformës? Flet Basha

A do largohet PD nga tryeza e reformës? Flet Basha
















TE FUNDIT

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
29 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën në një tjetër tentativë për të finalizuar procesin e konstituimit...

Lexo më shumë

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
29 Qershor, 2025

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera në një biznes në Savër të Lushnjes, vihet në pranga...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
29 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti amerikan ka bërë thirrje sërish për një marrëveshje paqeje për luftimet në Gaza, por mbetet e paqartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com