Një zonjë e “rëndë”, pasanike dhe gjithë klas në serialin “Fate të kryqëzuara”, që po transmetohet në “Tv Klan”.
Aktorja, Ebru Ozkan është gruaja e Xhihanit, ndërsa martesa e tyre tronditet nga afrimiteti i burrit të saj me Gylseren, një grua që vinte nga një jetë e varfër.
Kjo është për aq sa i përket telenovelës turke shumë të ndjekur në Shqipëri nëpërmjet “TV Klan”.
Por të kthehemi tek bota shpirtërore e Ebru Ozkan.
Ajo shprehet nëpërmjet një interviste se dashuria e ka bërë këtë që është, por dashuria me kimi e ka sëmurur.
Ajo thotë se ka lindur Ankara në një familje me dy motra dhe një vëlla. Ozkan shprehet se ka kaluar një fëmijëri të vetmuar, por që kjo mënyrë jetese e ka ndihmuar të zhvillojë imagjinatën.
Ajo shprehet se vuan nga autokontrolli, megjithatë me kohën ajo po mundohet ta zbusë këtë efekt në vetvete.
Aktorja e dashur për audioencën e “TV Klan”, shprehet përgjatë intervistës, se kinemanë e sheh si një cikël jete, ku veç të tjerave dashurojmë dhe vdesim.
“Nëse refuzon të puthësh kolegun në film, me frikën se kjo do të ndikojë keq në jetën tënde reale, atëherë nga këtu fillon atocensura dhe dilemat, nëse duhet ta marrë përsipër këtë rol, apo jo”, bën me dije Ebru Ozkan.
Ozkan në intervistë shprehet se është shumë e lumtur, sepse mbi të gjitha di të gëzojë çdo gjë të mirë që i ndodh.
“Ngaqë shpresoj shumë në jetë, unë si person nuk e njoh zhgënjimin apo thyerjen. Pasuria që mbetet nga një histori e mbyllur, për mua është përvoja”, shprehet ajo./Marrë me shkrutime nga Story.al