Kryeministri Rama i është kthyer sërish akuzave ndaj kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me të shkuarën e tij kur ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK.
Pasi e akuzoi për dezinformim në lidhje me situatën e pandemisë, kryeministri Rama i ka kërkuar Bashës të sqarojë të shkuarën e tij si hetues i UÇK-së.
“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë” Human Right Watch”, shkruan Rama në Twitter. /Opinion.al