Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dil Klement

2016/12/17 at 10:52 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arratisu

Nga Edison Ypi


O Klement Balili, bela’ me ty o burr i dheut. Je tepër vështirë për tu klasifikuar. S’ke asgjë të ligë në pamjen tënde. Më ngjan si dy dajot e m’i, Seferi dhe Xhaferri, të cilëve u ke marrë, të parit inteligjencën, tjetrit shpirtin e aventurës. Nuk ke asnjë nga ato shenjat që kanë në surrat kriminelat. Nuk dukesh si vrasës, si cub, si Robin Hud. Nuk dukesh madje as si keqbërës. Natyrisht që nuk dukesh as si Baba Teqeje apo Dervish. Je krejt i natyrshëm. Balli yt si livadh andej nga Buzi. Hunda jote si breg shkëmbor nga ato të Këlcyrës. Nofullat e tua si brigje anës Vjosës. Dukesh si çdo gjirokastrit, përmetar, lab, kolonjar, leskoviqar. Nga ata që unë i takoj anës udhës. Duke pirë ujë tek Çesma e Pacomitit pasi ka ngrënë byrek Kosine. Duke vajtur për të ngrënë Hashër për Sulltan Novruz tek Teqeja e Alipostivanit. Duke pirë kafe në Këlcyrë. Duke u drekosur me mish e pilaf te Uji i Ftohtë. Dukesh pra një shqiptar krejt normal.

Klement, ka dy lloj ngatrrestarësh në këtë botë.

Janë ata që të keqen e kanë në thua, në fis, në gjak, në qelizë. Ata që duke qënë të liq vetë, grumbullojnë ku janë e ku s’janë të tjerë të këqinj rreth vetes për të bërë sa më tepër prapësira. Këta çdo shoqëri i burgos. Ligjet dhe burgjet për këta janë shpikur. Që të dënohen të tillët dhe dënimin ta vuajnë kokërr më kokërr.

Lloji tjetër i ngatrrestarëve janë ata që përbrenda vetes nuk kanë asnjë të keqe, përbrenda janë qehlibar. Janë të fuqishëm të shëndetshëm, të papërtuar për çdolloj pune që të jetë nevoja. Pra janë ata që duan t’i jetojnë sa më intensivisht ditët që u ka falur Allahu. Këta, meqënse bien në sy si të fuqishëm, të besës, të vendosur, ngjallin besim, dhe populli i vë në krye. Një bari të tillë komuneti nuk e zgjedh me votë si bëhen, për shembull, zgjedhjet parlamentare. E zgjedh vetvetiu, gjatë një procesi njohje dhe verifikimi të dyanshëm që zgjat në kohë. Ka ndodhur dhe ndodh. Është dukuri e njohur. S’ka asgjë për tu çuditur që një komunitet problematik, ta zemë ai i kultivimit dhe trafikimit të hashashit, zgjedh të udhëhiqet nga një njeri i mirë. Nëse mardhënia zgjat, bariu dhe kopeja japin e marrin me njëritjetrin duke kërkuar që secili ta bëjë tjetrin si vetja. Bariu nis e bëhet i bagëtia, bagëtia përvetëson disa tipare të bariut. Besoj e more vesh se ku desha të dal. Ti je bariu i mirë që të ka zënë bishtin rrota e qerres së stanit që transporton bulmetin.

Në këto rrethana, ty Klement të përket të kuptosh disa gjëra. Të kuptosh dhe të bindesh se sa më tepër të rrish i fshehur, aq më tepër do t’i ngjash problematikut të llojit të parë, atij të ligut, atij të pandreqshmit që maçokun e ka brenda barkut. Nga ana tjetër, sa më parë të dorzohesh, pra sa më parë të bësh të ditur se nuk je një i lig i lindur por një i mirë fatkeq i rrethanave, aq më i lehtësuar do ndjehesh, aq më pak do dënohesh. Po ta them edhe tjetrën; Mos të duket hiç çudi nëse duke ndejtur i fshehur të hash ndonjë koqe plumbi nga s’e pandeh prej atyre që përmes vajtjes tënde n’hale t’gomerëve mbyllin hesapet e veta. Ndërsa po u dorzove do jetë krejt ndryshe, do jetë shumë më mirë. I pari që do të vizitoj në burg nuk do jenë ata familjarët budallenj që të telefonojnë në mes të natës për të të thënë se krushqit u nisën, por unë me një trastë me të gjitha të mirat, trahana të bërë vetë, fasulnik, dhallë. Nuk do rrish gjatë në burg. Do rrish derikur pas pak të bëhet e qartë se kanabisin nga Shqipëria nuk e shkulin dot as të gjitha ushtritë e botës.

Klement, dil q’aty ku je fshehur. Dil sa më shpejt. Me këto teknologjira që kanë këta, s’të shpëtojnë dot as telefonatat e kushurinjve me krushq që vijnë në mesnatë dhe asgjë tjetër. Mos i lodh kot policirat, interpolat, forcat speciale, mediat, prokurorirat, gjykatat. Ti s’je njeri i zakonshëm. Je shumë më tepër. Ti që po tund dhenë duke e vënë Shqipërinë në qëndër të vëmendjes botërore, je një fenomen i natyrës. Madje edhe më tepër. Je një vepër Arti.

Nuk është burrnore të rrish fshehur Klement. Dil. Dil, se s’ka polici që e lidh erën. S’ka ushtri që e ndal Vjosën. S’ka burg që e nxë Dhëmbelin.

 



Ju sugjerojmë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
Bota

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

23 Maj, 2025 8:23 am
Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
Aktualitet

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

23 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

23 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

23 Maj, 2025 8:06 am
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Para
Skenarët që mund të zhysin Shqipërinë në krizë në vitin 2017

Skenarët që mund të zhysin Shqipërinë në krizë në vitin 2017

Konflikt pronësie, plagos me armë zjarri të vëllanë

Konflikt pronësie, plagos me armë zjarri të vëllanë

Video/ La nam në anglisht, Eneda Tarifa u vërsulet mediave

Nuk i vjen autoambulanca/ Revoltohet Eneda Tarifa: Ca i vrasin, ca i lënë të vdesin
















TE FUNDIT

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
23 Maj, 2025

Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën...

Lexo më shumë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
23 Maj, 2025

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Maj, 2025

Sipas MeteoAlb, do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
23 Maj, 2025

Dashi Je ëndërrimtar në zemër. Prandaj, lejoje veten të ëndërrosh sot. Shpërfilli ata që përpiqen të të sjellin përsëri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com