Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dikur ishte portier, trajneri Shaba: Ja si u bë Balaj një bomber

2016/09/07 at 11:45 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur ishte portier, trajneri Shaba: Ja si u bë Balaj një bomber

Sot është simboli i dy prej fitoreve më të rëndësishme eliminatore të Shqipërisë me golat që ka shënuar. Një bomber me peshë për Kombëtaren e Shqipërisë, por që hapat e parë i ka hedhur në skajin tjetër të fushës. Bekim Balaj ka luajtur si portier deri në moshën 13-14-vjeçare, për shkak të shtatlartësisë së tij.

Një pozicion që sërish prej shtatit ndryshoi duke e dërguar në majën e sulmit. Pa mbushur ende 17 vjeç, arriti të bëhej një prej lojtarëve më të talentuar të brezit, duke u shpallur kampion me Vllazninë U-17. Trajneri që ndikoi në rritjen profesionale të Bekimit, Kujtim Shaba, tregon edhe punën e madhe që është bërë me të, si edhe shansin që iu dha për të luajtur në ekipin e parë…

Shaba, si janë fillimet e Balajt?

Pasi u formua Akademia Vllaznia, unë u caktova trajner i U-17. Në këtë ekip kishte edhe lojtarë si Balaj, Vajushi, Hasani, Baci, Bardulla, Karakaçi, Erkoçeviç e të tjerë. Në atë kohë, kur Balaj ishte një nga shënuesit më të mirë, së bashku me Edon Hasanin, unë bisedova me presidentin Fushaj, i cili kishte një projekt e strategji afatgjatë për afrimin e këtyre dy lojtarëve tek ekipi i parë.

Presidentin më tha të flisja me trajnerin Josa, që ta vendoste ai. Pasi folëm, ata iu bashkuam ekipit. Duke shikuar edhe anën ekonomike të tyre, si për Edonin, edhe për Bekimin, ata nënshkruan kontratë që në atë moshë. Balaj arriti të përshtatej shumë shpejt, ndërsa Hasani ishte lojtari më i ri që ka luajtur në Superligë, afro 15 vjeç.

A kishte skeptikë në atë kohë për Balajn?

Po, ka pasur mjaft njerëz që thoshin se Vllaznia nuk duhet të mbahet nga lojtarë 18 vjeç, të cilët duhet të kalojnë disa stade. Por edhe pse në moshë të re, Bekimi shënoi disa gola shumë të rëndësishëm. Madje, menaxheri Dritan Gjyrezi më njoftoi se klubi turk Gençlebirligi e kërkonte. Pas kaq kohësh, mendoj se skeptikët e kanë marrë përgjigjen e tyre.

Çfarë keni vënë re, kur ju e drejtonit dhe tani, te ky lojtar?

Në fillim ka qenë një lojtar që luante më shumë me shpinë nga porta dhe nuk e kërkonte topin në zona boshe. Së bashku me Elvis Plorin kemi punuar mjaft me të, duke e mbajtur 45 minuta pas çdo stërvitjeje. Një prej çudive të mia ka qenë se pse trajneri Shpëtim Duro nuk e grumbullonte te Kombëtarja U-17, edhe pse bënte pjesë në ekipin e parë në atë kohë.

Etiketa: bekim balaj

Ju sugjerojmë

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Para
Fotogaleri/ 50 fotot e Obamës që do t’ju prekin…

Fotogaleri/ 50 fotot e Obamës që do t'ju prekin...

Britania po reflekton, rrugës drejt territorit të pashkelur

Britania po reflekton, rrugës drejt territorit të pashkelur

“Hello” shkruan për Armina Mevlanin…

"Hello" shkruan për Armina Mevlanin...

TE FUNDIT

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
29 Janar, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit...

Lexo më shumë

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
29 Janar, 2026

Çështja Balluku u kthye nga gazetarët në fokusin kryesor të konferencës për shtyp të kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky...

Lexo më shumë

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
29 Janar, 2026

Partia Socialiste është tërhequr, të paktën përkohësisht nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com