Kronikë

Digjet Range Roveri i Kryetarit të Bashkisë së Vlorës


               Publikuar në : 08:20 - 10/10/19 |
Al Do

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është djegur. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”.

Automjeti tip ‘Range Rover’, në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ishte parkuar pranë pallatit ku banon shoferi i kryebashkiakut.

Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Të dy mjetet e djegura janë lëvizur nga vendngjarja. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas