Kronikë

Digjet “Porsche” i biznesmenit në Elbasan,i akuzuar për lidhje me Avdylajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 28/09/20 |
Al Do

Një automjet luksoz është djegur mbrëmjen e djeshme në lagjen 28 Nëntori të Elbasanit.

Makina tip “Porsche” i përket biznesmenit Elis Bahushi, që ushtron aktivitetin tregëtar të veshjeve dhe metrazhit.

Bahushi është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është njëri nga 27 të arrestuarit i akuzuar si i përfshirë në ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit, ngjarje për të cilën ndodhen në burg edhe vëllezërit Avdylaj.

Ai akuzohet ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë. Për këtë është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

Sipas disa hyrje daljeve nga sistemi TIMS, tregohet se Bahushi ka udhëtuar më shpesh në Turqi, Maqedoni dhe Kosovë.

Në gusht ai ka qenë edhe në “shënjestër” të OFL, e cila i dërgoi një formular për deklarimin e pasurisë.

Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e djegies së automjetit, nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo një defekt teknik./ Opinion.al

Pas