Një automjet i tipit Renault Clio është gjendur i djegur në pjesën e brendshme të tij në zonën e skelës në Vlorë.
Automjeti i personit me iniciale A.K ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë ka rezultuar se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale.
Njoftimi i Policisë:
Në orën 12:10, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në zonën e skelës është djegur në pjesën e brendshme automjeti tip Renault Clio në pronësi të shtetase A.K, i cili ka qenë i parkuar.
Nga veprimet e kryera nga ana e ekspertëve përkatës ka rezultuar se mjeti është djegur për shkaqe aksidentale./Opinion.al/