Një farmaci është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Si pasojë e zjarrit, në farmacinë që është në administrim të shtetases R. I., janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Deri më tani ende nuk është e qartë nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga shkaqe të tjera./Opinion.al