Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05 në rrugën e Dibrës.
Zjarri ka rënë në një banesë 1-katëshe të shtetasit K.A që ndodhet pranë kryqëzimit të rrugës së Dibrës me rrugën e Barrikadave e njohur ndryshe si “9-katëshet”.
Policia njofton se në momentin kur kanë rënë flakët, brenda në banesë ishte edhe një fëmijë.
Fatmirësisht ai u nxor në mënyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, njofton policia.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale. /Opinion.al