Një mobileri është djegur tërësisht në fshatin Krutje të Lushnjes rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Sipas KlanNews mësohet se zjarri ka shkrumbuar gjithçka, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në momentin e rënies së zjarrit, në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për zjarrfikësit u bë me vonesë. Ardhja e zjarrfikëses beri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku me materialet që ishin brenda saj.
Prania e lëndëve drusore dhe kimike bëri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka. Shkaku, sipas zjarrfikësve, dyshohet të ketë qenë shkëndije elektrike.