Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, pranë ish-shkollës së marinës.
Në momentin që automjeti tip “BMW” në pronësi të Brikena Banushit ka marrë flakë, ishte i parkuar.
Si pasojë e zjarrit, makina është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Nga ana e policisë po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Njoftimi i policisë:
Gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMW në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.