Një makinë është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën “Donald Trump” në Kamzë.
Dyshohet se makina në pronësi të shtetasit D. M. me impiant gaz-benzinë është përfshirë nga zjarri për shkak të një defekti teknik në pjesën e motorit.
Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.