Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në autostradën Tiranë-Durrës, mëngjesin e sotëm.
Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht ndërsa, drejtuesi i tij, shtetasi J.S fatmirësisht ka dalë nga makina pa marrë lëndime.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.