Një makinë luksoze e markës ”Daimler Chrysler” është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë. Policia tha vetëm inicialet e pronarit 25 vjeccar të mjetit M.D. “Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht”, thuhet në njoftim.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. /Opinion.al
/Fotot e makinës së djegur