Makina e shtetasit Artur Saraçi, shef i task-force në OSHEE, Shkodër është djegur mesditën e sotme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të nisur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Dyshimi kryesor është se makina e Saraçit është djegur me qëllim për shkak të detyrës që ka si shef i task-forcës në OSHEE Shkodër. Nga deklarimet që ka bërë Saraçi në polici ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person.