Makina e shefit të policisë gjyqësore në Elbasan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se automjeti është në pronësi të efektivit Edivn Gjyli.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Elbasanit.
Deri në këto moment policia dyshon se makina tip “Volkswagen” është djegur qëllimisht nga persona me precedent penal për shkak të detyrës së punonjësit të policisë.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Po ashtu, policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe kapjen e autorëve. /Opinion.al