Makina në pronësi të një gruaje është djegur gjatë natës në Vlorë, ndërsa paraprakisht flitet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia njofton se rreth orës 02:35, në lagjen “Pavarësia” Vlorë është djegur mjeti tip “Toyota” ngjyrë gri, me targë AA 635 EI, në pronësi të shtetases O.H.
Automjeti ishte parkuar pranë banesës së kësaj shtetaseje dhe për shkak të flakëve të përfshira, është dëmtuar plotësisht. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.