Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një makinë tip “Opel Corso” është djegur në rrugën “Grigor Heba” në Tiranë.
Makina me targë “TR 9837 S”, rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Sokol Binaj.
Mësohet se bashkëshortja e Binajt punon në institucionin e akuzës.
Ndërkohë, komisariati nr. 2 dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për vërtetuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Njoftimi i policisë
Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit/ Opinion.al E.Xh.