Dy mjete, një tip Volswagen Passat dhe një Golf 6, janë djegur në kryeqytet, në afërsi të shkollës “Vasil Shanto”.
Policia njoftoi se makinat e djegura janë në pronësi avokatit Loren Liço, djali i gjyqtares Marjana Liço dhe të një tjetër personi i identifikuar si Bardhyl Barkaj.
Raportohet se deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen, ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje një bidon me benzinë dhe kamerat filmike.
Këto të fundit kanë fiksuar një person të veshur me tuta sportive të bardha i cili i hedh benzinë dy automjeteve./Opinion.al