Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Shtyllë të Korçës gjatë mbrëmjes të së dielës.
Mësohet se anëtarët e 3 familjeve që jetojnë në godinën që u përfshi nga flaket kanë arritur të dalin jashtë pa u lënduar.
Ndërkohë, dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Dyshohet që shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose oxhakët e bllokuar të ndërtesës./ Opinion.al