Është djegur gjatë natës një automjet në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.
Sipas policisë lokale automjeti është në pronësi të Nikoll Prenga, gardian në burgun e Shënkollit.
Automjeti është djegur plotësisht ndërsa nga hetimet e para dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Megjithatë policia vijon hetimet dhe dyshohet se ky veprim të jetë një paralajmërim për gardianin e burgut./ Opinion.al