Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në lagjen nr. 15.
Bëhet me dije se automjeti tip “BMW” i përfshirë nga zjarri është në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe për këtë arsye në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al