Kronikë

Digjet furgoni në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm. Çfarë deklaron pronari në polici



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:52 - 26/09/22 |
Opi Nion

Një furgon është përfshirë nga flakët e zjarrit rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, në lagjen Nr.17 në Korçë.

Mësohet se mjeti ka qenë në pronësi të shtetasit R.T. Furgoni ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në momentin që ra zjarri.

Si pasojë e ngjarjes raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe automjeti përdorej për transport udhëtarësh.

Grupi hetimor i policisë dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Pas