Ashtu siç pritej, ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botëror tërhoqi shumë vëmendjen e publikut në mbarë botën për shkak të ngjarjeve të takimit të zhvilluar mes këtyre dy kombëtareve.
Mediat serbe raportojnë se në Zyrich, një grup shqiptarësh kanë sulmuar një djalë të mbështjellë me flamurin serb, e kanë ndjekur dhe kanë filluar ta godasin. Më pas, sipas asaj që shkruan Kurir, ata i kanë vënë flakën flamurit serb.
Kujtojmë se lojtarët e Serbisë nuk arritën të kualifikohen në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës, pasi ekipi i Dragan Stojkoviqit u mund nga Zvicra me rezultatin 3:2. Një prej golave e shënoi Xherdan Shaqiri.