Aktualitet

Digjet fabika në pronësi të babait të kryebashkiakut të Kavajës


               Publikuar në : 19:51 - 16/01/20 |
Al Do

Një fabrikë dyshekësh është përfshirë nga flakët në Kavajë rreth orës 19:10.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha si pasojë e shpërthimeve të lëndëve që përdoren për prodhimin e sfungjerit.

Mësohet se fabrika është në pronësi të babait të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli dhe është hera e dytë që ajo digjet.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakët si dhe të evakuojnë banorët e rrezikuar nga zona. Fatmirësisht nuk raportohen lëndime por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e zjarrit dyshohet të jenë aksidentale sipas policisë.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë  fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. /Opinion.al

Pas