Një banesë është përshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit, ndërsa në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banonte njeri, por përhapja e flakëve rrezikonte banesat përreth saj.
Për të vënë nën kontroll flakët në vendngjarje kanë shkuar tre makina zjarrfikëse. Ndërkohë, banorët e banesave përreth saj u evakuuan për arsye sigurie.
Gjatë tentativë për të shuar zjarrin, kanë mbetur të lindur dy zjarrfikës, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Bëhet me dije se njëri prej tyre në një moment ka rrëshqitur dhe ka thyer dy gishta, ndërsa një tjetër është asfiksuar nga tymi.
Ndërkohë, ende nuk është i qartë shkaku i cili ka shkaktuar zjarrin në banesë./ Opinion.al E.Xh.