Kronikë

Digjet automjeti i zyrtarit të PD, dyshimet e para të policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 18/04/21 |
Opi Nion

Është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të Bashkisë Dimal në qarkun e Beratit.

Bëhet me dije se Ariston Drini, pronari i automjetit të djegur tip “Fuoristrade Ford” ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim, e më pas ka parë automjetin në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesin të sotëm, teksa automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme të tjera të cilat mund të kenë lidhje me ngjarjen. Ndër të tjera policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale./Opinion.al

Pas