5 vatra zjarri janë evidentuar prej 3 ditësh në pyjet e Dardhës. Sipas të dhënave nga terreni zjarri ka rënë në pyjet mes fshatrave Dardhë dhe Nikoliç. Ndërkohë autoritetet lokale thonë se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar në terren 30 trupa dhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Forcat e Armatosura së bashku me emergjencat civile dhe me autoritetet lokale po punojnë për shuarjen e flakëve dhe minimizimin e dëmeve. “Prej ditësh jemi sinjalizuar për zjarrin e rënë në pjesën e Malit të Kuq mes Dardhës dhe Nikolicës. Zjarri ka rënë në pisha dhe tymi e bënte të pamundur hyrjen nga toka për fikjen e zjarrit. Tani po bëhet e mundur fikja nga ajri”, tha Prefekti i Korçës, Ardit Konomi./Balkanweb