Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Nartë rreth orës 02:00 të natës.
Makinat në pronësi të 49-vjeçarit me iniciale A.G., banues në Nartë kanë qenë të parkuara kur u përfshinë nga flakët. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.