Kronikë

Digjen 4 automjete në Shkodër, dyshohet për zjarvënie të qëllimshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 07/05/22 |
Opi Nion

Katër automjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të daljes së By Passit në Shkodër.

Paraprakisht është bërë e ditur se dy prej automjeteve, tip Audi A6, janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa dy të tjerat janë të djegura pjesërisht.

Dyshohet se ngjarja është zjarrvënie e qëllimshme, pasi zjarri i është vendosur fillimisht njërës prej makinave dhe më pas, për shkak edhe të erës, është përhapur në mjetet e tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Mësohet se kanë qenë banorët ata të cilët njoftuar policinë dhe këto të fundit kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al

Pas