Kanë dështuar negociatat për rinovimin e kontratës mes kompanisë Digitalb- Tv Klan dhe Klan Plus.
Mësohet se prej ditës së sotme Tv Klan dhe Klan Plus i është hequr sinjali nga platforma e kompanisë Digitalb.
Pas heqjes së sinjalit nga platforma e Digitalb, Klan njofton shikuesit e tij se që nga dita e sotme ata mund të ndjekin programet e këtij televizioni në Shqipëri, Kosovë dhe në Europë, përmes platformës pa pagesë digitale tokësore, po ashtu edhe në transmetim satelitor në platformën Tring si dhe në të gjithë kompanitë kabllore dhe IPTV./Opinion.al E.Xh.